Shqipëri

Konferenca e Donatorëve në Bruksel, Rama takon princin e Abu Dabit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë ka postur në video gjatë takimit me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, shkruan Rama.