Sporti

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në ‘Grand Slamin’ e xhudos.


Distria Krasniqi ka fituar ‘Grand Slamin’ e Parisit në kategorinë -52 kilogramë, duke u stolisur kështu me medaljen e artë.

Xhudistja nga Kosova në finale mposhti xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, me anjë të një ‘Wassari’, duke e rrëzuar kundërshtarën.

Kujtojmë që në gjysmëfinale, Distria Krasniqi shënoi fitore ndaj xhudistes nga Brazili, Sarah Menezes.