Përfaqësuesit e Ambasadës Holandeze vizituan komunën e Preshevës
Sot zv.kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu, priti në takim sekretarin politik të Ambasadës Holandeze Hugo Grondel dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perendimor Wouter Simonis.
Përveç informimit të rregullt mbi mbarëvajtjen e proceseve politike dhe projekteve në Komunën e Preshevës, temë e bisedimeve ishte edhe lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare, iniciativë e cila u përshëndet nga përfaqësuesit e Ambasadës së Holandës.
Komuna e Preshevës është e përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore me të gjitha Ambasadat.