Shqipëri

Raporti i dëmeve të tërmetit, ministri Çuçi zbulon faturën përfundimtare

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi ka prezantuar sot në një konferencë për mediat raportin përfundimtar të vlerësimit të nevojave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se nga tërmeti janë prekur rreth 2200 persona nga 3 qarqe të vendit.

“Raporti i vlerësimit të masave të nevojave pas tërmetit është hartuar në bashkëpunim me 60 ekspertë të huaj nga Bashkimi Europian, Banka Botërore dhe Kombeve të Bashkuara” tha Çuçi duke shtuar se “metodologjia e përdorur është si në raste të ngjashme në botë”

Sipas raportit numri total i godinave të verifikuara është mbi 50 mijë ndërsa dëmi total përllogaritet në mbi 985 milion euro.

Për të vlerësuar dëmet socio-ekonomike, ministri Çuçi tha se janë bërë 4 anketa në 3 qarqe, Tiranë, Durrë dhe Lezhë. /opinion.al