Lajme

Ismaili: Ky nuk është koalicion, është martesë mes Kurtit e Mustafës

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë maratona e përplasjeve për hir të pozitave nga ana e partnerëve të koalicionit nuk duhet t’i befasojë, sepse do të ndodhë përsëri.

Ai ka thënë se lakmia e këtij koalicioni bazohej se kush do të marrë pozita më shumë.

Sipas tij, u ndanë e u bashkuan ministritë pa asnjë analizë, e u rikthyen përsëri për shkak të pazareve.

“Parimet e qëndrimet i shkelet të gjitha. Me datë 12.11.2019 VV u ankua që të lejohen votat serbe të kontrabanduara nga Serbia, as Lista Serbe nuk u ankua. Pra gjithçka është për pozitë. Ajo që na zuri në befasi ishte edhe takimi me Marko Gjuriqin”, ka thënë ai.

Ai thotë se VV-ja e bëri Konjufcën valutë për transaksione politike “po ta jap Glaukun, mi jep dy ministri”.

Sipas tij, edhe shpërdorimin demokratik po e bëjnë në mënyrë autoritare.

Ismaili thotë se ky nuk është koalicion por martesë mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Ai tutje ka përmendur disa nga deklaratat e Kurtit, me të cilat ai i ishte drejtuar të parit të LDK-së, Isa Mustafa.