Salihu: Qeveria e Kurtit do të ketë një impakt pozitiv në Luginë të Preshevës
Marrëveshjen në mes Lëvizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë Sami Salihu, e ka konsideruar si një nga lajmet pozitive dhe hap shumë të rëndësishëm politik për Kosovën.
Salihu, tutje ka shtuar se qeveria e ardhshme e Albin Kurtit do të ketë një impakt pozitiv edhe për shqiptarët e Luginës dhe rajonit, përjell Ministrialajmeve.com
Postimi pa ndërhyrje i z.Salihu :
Marrëveshja ne mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, për formimin e qeverisë është një nga lajmet pozitive por dhe një hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin poltik dhe social në Kosovë. Nga nesër Kosovës po i #vjendita. Qeveria e ardhshme e Albin Kurtit do të ketë një impakt pozitiv në Luginë të Preshevës por edhe në rajon!