Lajme

VV konfirmon se Glauk Konjufca do të bëhet ministër i Jashtëm

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se Glauk Konjufca do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.

Nagavci përrmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohen nga një kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.

“Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm”, ka shkruar ajo.