Opinione

O ju njerëzë! Lugina e Preshevës ka nëvojë për unifkim…

Shkruan: Arben Mehmeti

Lojrat e partive politike shqitpare në Luginën e Preshevës po shkatërrojnë gjithëçka. Së paku po shkatërrojnë dëshirat e banorëve tanë për një jetë më të mirë. Mandej ky mos unifikim është fyrje për popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës ,por mund të quhet edhe tradhëti ndaj atyre që me gjakun e tyre dhanë më të shtrejtën që mund të jepet për vendin. Kjo tradhëti politike do të ju kthehet bumerang, mu atyre të cilët harruan të punojnë bashkarisht për një jetë më të mirë.
Kërcimi dhe aderimi nga një parti politike një një parti tjetër ndonëse është pjesë e demokracisë tregon edhe dëshirën e zjarrët për tu ngritur në karrier. Një karrier politike që premton të sjellë para në një vend ku papunësia është në një shkallë enorme. Të tillë që si bletët punëtore kërcejnë nga nektari në një lule në lule tjetër janë të shumtë. Fatkeqësisht edhe këtu kemi një dallim enorm pasi që bletët prodhojnë mjaltë e disa të tjerë që ndërrojnë partitë si çorabët e bëjnë M***!
Pa dashur të ofendoj askënd, por ka ardhur koha që shqiptarët e Luginës së Preshevës, të jenë më unik. Ka ardhur koha që shqiptarët e Luginës së Preshevës të punojnë bashkëarisht për këtë vend dhe për amanetin e dëshmorëve të UÇPMB-së, pranë varrëve të cilët ju përkulën shumë politikanë tonë me nder dhe para aparateve fotografik duke u krekosur më pas në rrjete sociale se i nderuan ata!
Ky është nderim i pjesërishëm por jam i sigurt se nderimi më i madh do të ishte të ndalën akuzat ndaj njëri tjetirit dhe të fokusohen më shumë tek rinia shqiptare e Preshevës e cila në mungesë të perspektivës i ka kthyerë sytë ka Europa. E vetmja zgjidhje për ta mbetet të ju kthehet shpinën e tyre atëdheut të shtrejtë. Largimi i Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ishte dëshirë e zjarrët e disa armniqëve tanë. E këtë dëshirë po ja plotëson sot mu mos unifikimi i shqiptarëve për këtë vend.

Presheva sot ka mbetur pa Shtëpi të Kulturës pa Bibliotek kurse partitë shqiptare nga urrejtja patologjike mes vete po harrojnë qytetarin e vet të cilët ju rikujtohet sa herë që ka zgjedhje. Hapëni sytë sepse mallkimi i atyre që lanë vendlinjën për një jetë më të mirë do të ju zë dhe as karrigët politike nuk do të ju shpetojnë nga ky mallkim që vjen nga zëmrimi nga mos puna juaj. Përsëri tek ne u hap një subjekt i ri politik që premton të na nxjerrë nga balta të cilët na ksihin shtyrë politika jonë e lodhur dhe pa vizion. Presheva jonë nuk ka nëvojë për subjekte të reja politike por mbi të gjitha ka nëvojë që në krye të vihen njerëzë që e duan vendin më shumë se vetën.