Bota

Koronavirusi shpallet emergjencë globale

Koronavirusi është shpallur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit ndërkohë që epidemia vazhdon të përhapet jashtë Kinës.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë njoftimin në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Shqetësimi më i madh sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është se virusi mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 7,711, duke përfshirë më shumë se 1,700 raste të reja të mërkurën ndërsa deri tani virusi ka shaktuar 170 viktima.

Tedros tha se 99% e të gjitha rasteve të konfirmuara janë në Kinë ndërsa jashtë saj janë konfirmuar 98 raste në 18 vende të ndryshme. Të 170 vdekjet, me një përjashtim, kanë ndodhur në Wuhan dhe në provincën Hubei. /opinion.al