Të fundit

Kryetari Arifi ka takuar sot përfaqesuesit e kompanive për transportin e udhëtarëve të komunës së Preshevës.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka takuar sot përfaqesuesit e kompanive për transportin e udhëtarëve të komunës së Preshevës, përcjell Ministrialajmeve.com.

Takimi ishte konsultativ pas përfundimit të konkursit për dhënien e besimit për bartjen e udhëtarëve në territorin e Komunës së Preshevës.

Ndarja e linjave urbane dhe ndërurbane është bërë sipas ofertave të palëve në konkurs për linjat e propozuara nga komisioni dhe i’u ndahen:

Preshevë-Depcë-Gjilan-Prishtinë

Preshevë-Rahovicë-Shoshaj e Poshtme-Corroticë-Raincë

Preshevë-Norçë-Tërrnavë-Miratocë

Preshevë-Zhunicë-Bukurocë

Preshevë-Ashanë-Sllavujevc

Preshevë-Geraj-Leran-Bushtran-Bilaç

Kjo linjë urbane u ndahen kompanive transportuese të udhëtarëve për vitin kalendarik 2020.

Gjithashtu vlenë të ceket se në këtë konkurs, Komuna e Preshevës ka sjell vendim për të përfshirë të gjitha kompanitë vendore për transportin e udhëtarëve.

Sot gjatë takimit gjithashtu të pranishmit u dakorduan që orari i udhëtimeve të sillet deri ditën e Premte me qëllim që Këshilli Komunal të aprovoi orarin e transportit të udhëtarëve në të gjitha linjat e lartcekura dhe të hyj në fuqi nga dita e Hënë më datë 03 Shkurt 2020, orar ky që do të publikohet në portalin zyrtar të Komunës së Preshevës.