Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ka emëruar si pasardhës Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani-n
Kryeministri i Katarit, Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, dha dorëheqjen nga detyra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, QNA, emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ka emëruar si pasardhës Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani-n.
Agjencia nuk ka dhënë informacione mbi shkaqet e dorëheqjes.