Operohet Florian Marku, kjo është gjendja e tij shëndetësore.
Boksieri shqiptar, Florian Marku përmes një postimi ka treguar që është operuar.
Ai ka thënë që dëshiron ta bëjë të ditur që për disa vite ka pasur dorën e djathtë të lënduar andaj edhe kishte boksuar më shumë me dorën e majtë.
Andaj për këtë arsye Marku ka treguar që e ka operuar dorën dhe tani e tutje do të jetë në gjendje të përdorë të dyja duart.
Kampioni shqiptar po ashtu u premtoi të gjithë fansave që do të kthehet më mirë dhe më i fortë se më parë.
Faleminderit ZOTIT.Përshëndetje te gjithve Unë thjesht dua t'ju bëj të ditur të gjitheve se unë kam pasur një dëmtim në…
Posted by Florian Marku on Понедељак, 27. јануар 2020.