Aliu dhe Pajaziti kanë bërë homazhe martirëve, vëllezërve Saqipi në Dobrosin
Gjatë ditës së sotme, zv.kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu dhe kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti kanë bërë homazhe në njëzet vjetorin e vrasjes së vëllezërve Saqipi nga Dobrosini si dhe nëntëmbëdhejtë vjetorin e rënies së Besim Faikut nga Tërrnoci i Madh.
Aliu dhe Pajaziti poashtu përkujtuan sot njëzet vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së si datë historike për kombin shqiptar veçmas për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Postimi i plotë i Pajazitit :
Me shumë dhimbje dhe krenari sot përkujtuam 20 vjetorin e vrasjes së martirëve, vëllezërve Saqipi në Dobrosin si dhe 19 vjetorin e rënies së Besim Faikut në Tërrnoc!
Me plot dinjitet, krenari dhe lëvdata sot shënuam edhe 20 vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së.Në këtë datë historike për kombin tonë, veçmas për Luginën tonë të dashur, ndihemi faqebardhë për mundin, sakrificën dhe veprën e gjithë atyre që kontribuan për këtë tokë të të parëve tanë.
Gjaku dhe heroizmi i tyre do të jetë gurthemel për punë dhe angazhim për gjeneratën tonë dhe atyre që vijnë pas nesh.
Familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës meritojnë lëvdata dhe përkulje për veprat e bijëve dhe bijave të tyre.Lavdi jetës dhe veprës të çdo pjesëtari të UÇPMB-së!