Gripi ka trokitur edhe në Preshevë
Gjatë këtyre ditëve, në ndihmën e parë dhe shërbime e tjera të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, kanë pasur një fluks të madh të pacientave me simptome të ftohjes dhe gripit.
Sipas informacioneve së drejtuesve të këtijë institucioni shëndetësorë, vetëm për pak kohë, një mesatare me një numër të konsiderueshëm i pacientëve kanë kërkuar ndihmë. Andaj për ti ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë urgjente, luten pacientat të vizitojnë mjekun e tyre të zgjedhur në praksën e përgjithshme.
Mjekët sygjerojnë që për ti shmangur gripit duhet shmangur ambientet e mbyllura publike, ambienetet ku nuk ka makineri për ventilimin të tymit dhe sa më i shpeshtë përdorimi i çajrave.