Vetëvrasje para Parlamentit të Serbisë
Një person ka kryer vetëvrasje me një armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd, kanë thënë zyrtarët atje./Ministrialajmeve.com
Ministria e Brendshme tha se më 23 janar një person, në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes.
Policia identifikoi burrin. Bëhet fjalë për Vlastimir Šever (1978) nga Stara Pazova.
Tek ai u gjetë një letër lamtumire në të cilën rendiste problemet private si arsye të vetëvrasjes.
Vlastimir Shever, bëhet e ditur që në të kaluarën kishte kryer disa veprav penale, veçanërisht në fushën e krimit ekonomik dhe krimeve të pronës.
Në mesin e vitit 2017, në një aksion të përbashkët midis MPB-së dhe policisë tatimore, ai u arrestua, së bashku me Devrnja Svetlana, për shmangie nga taksat dhe shpërdorim të detyrës.
Ai ishte në arrati për shkak të borxheve ndaj disa personave nga të cilët kishte marrë hua para dhe nuk i kishte kthyer./raporton Kurir.
Shever gjatë vitit 2018, kishte në pronësi agjencinë e regjistrimit dhe marrjes me qira të makinave në Stara Pazova, dhe gjatë punës së kësaj agjencie ai mashtroi një numër të madh personash për shuma të mëdha parash dhe më pas u largua nga Stara Pazova.
Kjo është vetëvrasja e dytë në po atë vend që nga 2002-a, kur ish-ministri i Brendshëm, Vlajko Stojiljkoviq, qëlloi veten për vdekje pak pasi ligjvënësit kaluan një ligj që lejonte ekstradimin e të dyshuarve nga tribunali i Hagë për krime lufte. Ai vdiq dy ditë më pas.