Të fundit

Haradinaj: Grenell nuk më takoi se e di qëndrimin tim

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pati një takim zyrtar me ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, i ftuar në emisonin “Open” në Top Channel, Haradinaj tha se “pata një bisedë telefonike dhe shqetësimi i tij është taksa për mallrat serbe”.

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, tarifa prej 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, tha ambasadori Grenell, duke nënvizuar se këtë mesazh do të transmetojë edhe në Beograd ku pritet të qëndrojë të premten.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre. Haradinaj pranon heqjen e taskës, vetëm nëse ka një draft marrëveshje me Serbinë, lidhur me bisedimet mes dy vendeve.