Showbiz

Bebe Rexha dhe Dua Lipa së bashku në “The Voice”

Një prej emisioneve më të njohura muzikore në Amerikë, “The Voice”, në edicionin e tij të ardhshëm do të pasurohet dhe me prezencën e dy shqiptareve me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Këngëtaret shqiptare bashkë me anëtarët e grupit “Jonas Brothers” dhe këngëtaren e re por shumë të suksesshme, Ella Mai, do të shërbejnë si ndihmës-trajnere për secilin prej anëtarëve të jurisë së “The Voice”, shkruan Koha.net.

Bebe Rexha këtë vit do t’i ndihmoj këngëtarit të muzikës country, Blake Shelton, në përzgjedhjen e kandidatëve të tij. Dua Lipa i bashkëngjitet yllit të muzikës, Kelly Clarkson, në këtë detyrë të rëndësishme, ndërsa dy këngëtarët Joe dhe Kevin Jonas i bashkohen vëllait të tyre, Nick, në përzgjedhjen e konkurrentëve për grupin e tij, dhe Ella Mai do ta ndihmoj në vendimin e tij këngëtarin shumë të dashur për publikun, John Legend.

Pritet të shihet nëse kjo eksperiencë e përbashkët në “The Voice”, do t’i afrojë edhe më shumë mes vete dy artistet me origjinë shqiptare, të cilat veçse e dimë që janë shoqe të mira dhe vazhdojnë ti bëjnë krenarë shqiptarët anë e mbanë botës, me sukseset e tyre të shumta.