Shqipëri

Berisha: Një grup banditësh dhe horrash po mblidhen për të diskutuar hartat e lara me gjak të Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha sot mori pjesë në ceremoninë e promovimit të librit ‘Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, ku akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Hashim Thaçi, duke theksuar se një grup horrash po diskutojnë hartat e lara me gjak, përcjell Ministrialajmeve.com

Pjesë nga fjalimi i tij :

Sot në botë ka vetëm një luftë të ftohtë, që një kryetradhëtar tjetër, një Jorgo Zograf i dytë që e ka emrin Edvin, i ka shpallur udhëheqjes shqiptare të Prishtinës, jo argates, i ka shpallur kryeministrit të saj për fajin e vetëm se ai po mbron me vendosmëri etike çdo të drejtë që ne si shqiptarë kemi në Kosovë. Çdo interes kombëtar që ne si shqiptar kemi në Kosovë. Enver Bytyç është akademiku dhe profesori i cili ka mbrojtur me vendosmëri, stoicizëm të jashtëzakonshëm interesin kombëtar, ka denoncuar me guxim të madh një nga një çdo hap dhe çdo akt të tradhëtisë kombëtar të Edvin Zografit, Hashim Miladin shqipfolësit dhe Aleksandër Vuçiç padronit të tyre. Gjithçka luhet në kurriz të shqiptarëve, dhe kurriz të gjeostrategjisë i cili duhet sipas këtij grupi të jetë patjetër i orientuar nga Rusia. Sot Shqipëria është në NATO, Mali i Zi në NATO, Kroacia në NATO dhe kjo është garanci për rajonin. Kurrë ndonjë rus nuk do të heqë nga sirtari, dhe direkt si fuqi e madhe janë e interesuar për Ballkanin, për Durrësin dhe për Adriatikun. Dashuria e tyre për Serbinë është dashuri për Adriatikun.
Ndaj dhe mendoj se Enver Bytyçi me librin, një monument i vërtetë dhe i të vërtetave të mëdha dhe tragjike që po zhvillohen para syve të shqiptarëve, këto dy vitet e fundit. Së fundi do them dy fjalë si mund të quhej ky libër, mund të quhej ndryshe habia shqiptare. Për të mos thënë habia shqiptare. S’kam pse e them se një akademik i shquar amerikan shtron pyetjen, mirë ky Edi Ramë që shkelmon interesat e shqiptarëve dhe që tradhëton interesin komëbtar, por shqiptarët si e suportojnë si e durojnë këtë? Një grup banditësh, horrash, apatritësh mblidhen dhe diskutojnë hartat e lara me gjak të Kosovës. Mblidhen për të varrosur dhe ç’varrosur Isa Boletinin, se si do ia bëjnë tani fshatit Boletin, t’ja marrim eshtrat? Se do i kalojë Serbisë. Me një projekt tjetër si Mini- Shengeni që është akt i mirëfilltë i thikës mbas shpine për Kosovën,

Ndodhin në shpellat e mafies, dhe në shtëpinë e Miladinit shqipfolës që sot mban postin e kreut të shtetit të Kosovës, dhe diskuton sikur t’i ketë trojet e Surrelit. Ndaj dhe habia shqiptare miqtë e mij. Por kjo është një nga habitë që është një nga faqet më të zeza të historisë shqiptare