FutbollSporti

Besart Berisha ofron spektakël, shënon dy gola të jashtëzakonshëm në Australi

Besart Berisha është i pandalshëm në futbollin e Australisë.

Sulmuesi kosovar, po shkëlqen me paraqitjet e tij atje edhe tek skuadra e tij e re.

Western United ka shënuar fitore ndaj Central Coast Mariners me rezultat 3:0, atje ku Berisha ka vendosur emrin e tij mbi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, përcjell Gazeta Blic.

Besarti, shënoi dy gola në këtë takim, duke e rritur numrin e golave të shënuar në këtë edicion në 9.

Goli i tij i parë ishte spektakolar, ku me një goditje me kokë arriti ta mposht poriterin kundërshtar.