Lajme

Vazhdojnë protestat e së shtunës në Serbi

Edhe këtë të shtunë është protestuar nëpër rrugët e Beogradit.

Arsye për këtë protestë është dy vjetori i vrasjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq

“Ivanoviq u vra në mes të ditës. Pas dy vitesh, ne ende nuk e dijmë kush e urdhëroi vrasjen e tij”, tha njëri nga organizatorët e protestës

Kjo ishte vrasje politike, dhe ne do të kërkojmë në vazhdimësi që të zbardhet e po ashtu nuk do të harrojmë të përmendim fjalinë se Ivanoviq na inspiron neve, edhe pa qenë në mesin tonë”, tha një tjetër protestues.

Prezent në këtë protestë ishte edhe vëllau i Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviq.
Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-tës para zyreve të tij në Mitrovicën e Veriut, raporton lajmi

Ndërkaq, protestat në Serbi që po mbahen tash e një kohë nën moton “Një në pesë milionë”, fillet e tyre i kanë nga pakënaqësia ndaj presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe pushtetit atje