Opinione

Ku ndahen Rama e Meta për Kosovën

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për emrin e Gent Cakaj me sa duket lidhet drejtpërdrejt me dy qëndrime diametralisht të kundërta që ata kanë për cështjen e korrigjimit, apo ndryshimit të kufinjve mes Kosovës e Serbisë.

Edi Rama e sheh mundësinë e ndryshimit të kufinjve me qëllim arritjen e një marrveshjeje  Beograd -Prishtinë si një shans historik.

“ Korrigjimi i kufijve mund të jetë një shans historik“- tha ai ne emisionin`Open`me 14 shtator 2018.

Nga ana e tij Presidenti I Republikës është shprehur kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë

Por a është ky thjesht qëndrimi I kundërt I dy liderëve të shtetit shqiptar? Ndoshta, por gjithashtu është edhe një pozicionim I hapur I tyre në debatin ndërkombëtar për këtë cështje. Brukseli, dhe mbi të gjitha Gjermania janë deklaruar kundër cdo ndryshimi të mundshëm të kufinve mes kosovës e serbisë. Presidenti Meta duket se mbështet këtë linjë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ritheksuar disa here  qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve aktual në Ballkan, duke nënvizuar se një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët tjera të rajonit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një letër dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në nëntor 2018 ka shfaqur shqetësimin për debatin rreth ndryshimit të kufijve.
Sipas LDK-së, në letër Merkel thekson se“edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, thotë Kancelarja Merkel”.

Ndërkohë në krahun tjetër, në favor të idesë së ndryshimit të kufinjve qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo linjë mbështetet nga kryeministri Edi Rama.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në dhjetor, ku inkurajon Serbinë dhe Kosovën që të shfrytëzojnë momentin për arritjen e një marrëveshjeje pajtimi ndërmjet tyre.

Letra mban datën 14 dhjetor, që është data e njëjtë kur një letër me përmbajtje të ngjashme presidenti amerikan i dërgoi edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa të dyja palët kanë pritje të ndryshme nga procesi i bisedimeve, analistët thonë se mesazhet e presidentit Trump paraqesin një moment të ri në këtë proces.
Gjithsesi Kryeministri Rama duket me I përafruar se kurrë me presidnetin Thaci.

Gjatë një konferencë për shtyp në Prishtinë me Ramush Haradinajn ai I quajti `gomerë` të gjithë ata që guxojnë të quajnë `tradhtar` Hashim Thacin .

”Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm. Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar” – tha Rama.

Në kohën e një përplasje të madhe mes Brukselit e Washingtonit, drejtuesit e shtetit shqiptar kanë zgjedhur që njëri të shohë nga brukseli, e tjetri nga Washingtoni, sa I përket cështjes së Kosovës e duket se në këtë mënyrë duhet interpretuar edhe përplasja e tyre e fundit.