Lajme

Selimi: Thaçi ka deklaruar se sa të jem në zyrën e presidentit nuk do lejoj të ndodh koalicioni VV-LDK

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka deklaruar se regjisor i mos formimit të koalicionit LVV-LDK është presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka treguar se Thaçi e ka deklaruar tek disa miqë të tij se sa të jetë në zyrën e presidentit ai nuk do lejoj të ndodh koalicioni Vetëvendosje-LDK, transmeton Kosova Post.

‘Thaçi ua ka thene disa miqve të miqve të mi se sa të jem unë president në këtë zyrë nuk do të ndodh koalicioni LVV-LDK. Ai e ndikon edhe agjenden e LDK’ tha Selimi në një emision në T7

Sipas tij, regjisor i mos formimit të koalicionit është Hashim Thaçi ‘Ai e ka makth ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet se ka frikë kohën e pensionimit të tij’ tha Selimi.