Bota

11 ushtarë amerikanë të plagosur nga sulmi me raketa ndaj bazës ‘Al-Asad’ në Irak

“Prej sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazën Al-Asad në Irak ka patur 11 amerikanë të plagosur”, – kjo është deklaruar nga forcat e koalicionit anti ISIS duke kundërshtuar në kētë mënyrë Pentagonin se sulmi i 8 janarit nuk kishte shkaktuar viktima apo të plagosur.

“Disa prej të plagosurve u transportuan në Gjermani dhe Kuvajt ku janë duke u trajtuar”, – thuhet në deklaratë.

Presidenti Trump menjëherë pas sulmit të kryer nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneral Souleimanit, kishte siguruar se nga goditja me raketa nuk kishte të vrarë apo të plagosur nga ushtarët amerikanët.

Një dyzinë me raketa goditën bazat ajrore ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane, gjermane, franceze dhe italiane.

Mediat ndërkombëtare raportuan se, sulmi u krye rreth orës 01:30 me orën lokale.

Presidenti amerikan Trump iu drejtua popullit amerikan me fjalët: Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim.