Naim Rashiti – Albin Kurtit: Urgjentisht dorëzojeni emrin e mandatarit. Propozon edhe “formulën” për formimin e Qeverisë
Analisti politik, Naim Rashiti ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më parë t’ia dërgoj presidentit emrin për kryeministër.
Ai ka shkruar se VV është duke vepruar ngjashëm sikurse PDK më 2014 dhe PAN më 2017, raporton Gazeta Blic.
Rashiti ndër të tjera ka propozuar që edhe të shtohet numri i ministrive nga 12 në 15 ose 16.
Reagimi i plotë i tij :
Lëvizja Vetëvendosje duhet urgjentisht te dorëzoj emrin e kandidatit për kryeministër.
Si fituese e zgjedhjeve nuk ka alternative, nuk ka afat te caktuar mes konstituimit te kuvendit dhe dhe dhenjes se mandatit per fituesin e zgjedhjeve. Kjo është procedure e pakontestuar. Me vonesat e saj, VV po bejet njejte sikur partite fituese te vitit 2014 dhe 2017.
Poashtu VV dhe LDK duhet te heqin dorë nga strukturimi dhe fuzionimi masiv të qeverisë dhe ministrive. Kjo pune ia hehtëson arritjen e marrëveshjes dhe parandalon kaosin ne institucione. Ju siguroj se nuk do te arrijne ta bejne ristrukturimin ne 12 ministri dhe pa ligj
Prandaj, VV dhe LDK nese duan te formojne qeveri duhet ta dorezojnë emrin e mandatarit shpejt, dhe te pajtohen per nje qeveri me 15-16 ministri:
VV te marre 6 ministri
LDK te marre 7 ministri
Serbet – 2 ministri ( perndryshe nuk e perkrahin qeverine)
Minoritetet tjera- 1 ministri
Ndryshe, edhe sot nuk pritet të ketë takim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.
Kështu bëhet e ditur nga të dy subjektet politike
Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka tha për “Gazeta Blic” se deri në këto momente nuk është asgjë e konfirmuar rreth një takimi të mundshëm për ditën e sotme
“Deri tash skam asgjë te konfirmuar” tha shkurt Manxhuka.
Edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ishte i shkurtër në përgjigje.
Ai tha se nuk ka informacione se mund të ketë një takim gjatë ditës së sotme mes këtyre dy subjekteve politike
“Deri në këto momente nuk kam informacion për ndonjë takim gjatë ditës së sotme” u shpreh Mustafa.
Marrëveshja LVV-LDK duket ende larg edhe pas 8 takimeve të mbajtura mes tyre