Lajme

6- vjeçari fiton betejën ndaj leukemisë

Oliver Zipay (6) nga Newbury në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fituar betejën ndaj leukemisë. Pas zbulimit të sëmundjes në vitin 2016, ai u përball me një udhëtim të gjatë, deri në seancën e tij të fundit të kimioterapisë dhe shërimin, shkruan Fjala.al, transmeton ministrialajmeve.com

Disa ditë më parë mjekët i konfirmuan lajmin e shumëpritur të zhdukjes së sëmundjes dhe vogëlushi mund të thuhet se është plotësisht i shëruar. Siç raportojnë mediat lokale, fëmija u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike në vitin 2016, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet.

Trajtimi dhe kimioterapia e ligështuan shumë fëmijën, i cili për periudha të gjata mungoi në shkollë dhe u detyrua të qëndronte larg miqve të tij. Megjithatë, Oliveri vazhdoi shkollimin me ndihmën e mësuesve.