Në Shkodër serbishtja gjuhë e dytë
Pakicat serbo-malazeze pretendojnë që vetëm në qytetin e Shkodres kanë 27500 anëtarë në bazë të të dhënave që ka shoqata serbë Rozzafa Moraça.
Këtë deklaratë e bëri kreu i kësaj shoqate Pavlo Janko pas meshës së shenjtë për festën e Krishtlindjeve Ortodokse që u kremtua në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe, atje ku janë të vendosur më së shumti këto pakica.
Shteti shqiptar ka frikë që të inventarizojë qytetarët shqiptar me prejardhje serbo-malazeze shprehet Janko ndërsa është i shqetësuar se ende pas dy vitesh nga miratimi i ligjit për pakicat nuk janë zbardhur aktet nënligjore.
Përveç problemit të vetëdeklarimit, Janko thotë se ajo që po kërkojnë është që gjuha serbe të jetë gjuhë e dytë e detyruar në shkollat e rajonit të Shkodrës.
Mesha e shenjtë në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe u kremtua nga Predrag Shtepanoviç, prifti i kishës ortodokse serbe në Podgoricë.