Lajme

Kapen rreth 600 litra pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia

Njësit e Doganës në fshatin Uglare të komunës së Fushë Kosovës, kanë kapur rreth 600 litra pije alkoolike, të cilat dyshohem që janë të kontrabanduara nga Serbia.

Gjatë patrullimeve rutinore njësit e Doganës kanë hasur në produkte që kishin origjinë nga
Serbia.

Sipas një njoftimi për media , njësit kanë kërkuar dokumentacionin e importi gjë që personi kompetent nuk ka arritur të prezantoj.

Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në shitore dhe depon e tij ngjitur me shitoren.

Gjatë kontrollit të hapësirave të ndryshme të lokalit janë gjetur sasi të
konsiderueshme të pijeve alkoolike.

Pas kontrollimit janë gjetur rreth 600 litra pije alkoolike. Malli në fjalë është ndaluar
përkohësisht dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.