FutbollSporti

Amir Rrahmani nënshkruan me Napolin, bëhet kosovari më i shtrenjtë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit.


Amir Rrahmani është gati të bëj një tjetër hap të madh në karrierën e tij. Qendërmbrojtësi i Kosovar është duke zhvilluar vetëm sezonin e parë në Serie A, por paraqitjet e tij të shkëlqyeshme te Hellas Verona kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Tash e një kohë futbollisti nga Prishtina lidhet me një transferim te Napoli, teksa tani gazetari sportiv i ‘Sky Sport’ në Italia, Gianluca Di Marzio, raporton se futbollisti ka arritur marrëveshje me napolitanët.

Amir Rrahmani thuhet se do nënshkruaj kontratë 5 vjeçare dhe Napoli do paguajë shumën prej 14 milionë eurove, teksa 25 vjeçari do përfitojë 1.5 milionë euro në vit dhe do i bashkohet skuadrës së Gennaro Gattusos pas përfundimit të sezonit.

Sipas kësaj marrëveshje, transferimi i Amir Rrahmanit te Napoli do shënonte shifrën më të madhe që një klub europian ka paguar për ndonjë lojtar të Përfaqësueses së Kosovës.