Shqipëri

Grabitet institucioni financiar në Tiranë, policia jep detajet

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Medar Shtylla”Tiranë. Mësohet se një person i paidentifikuar ka grabitur një institucion financiar për kredidhënie në shuma të vogla.

Policia njofton se, autori ka mundur të grabisë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë janë vënë në ndjekje të autorit.

Njoftim i policisë

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al