Lajme

PAS MBLEDHJES SË KRYESISË, FLASIN NGA LDK – KY ËSHTË VENDIMI I TYRE PËR MARRËVESHJEN ME VV-NË

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjeve që Isa Mustafa ka mbajtur me strukturat janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me VV-në për të krijuar institucionet e reja.

Në komunikatën e nisur për media, shkruhet se LDK-ja në mbledhjet e mbajtura sot ka trajtuar situatën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa, duhet që të implementohet rezultati i zgjedhjeve të gjashtë tetorit, e të krijohen institucionet e reja.

“LDK-ja konsideron se partisë qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”, shkruhet në njofim.

LDK i ka bërë thirrje LV-së që të reflektojnë mbi bazën e barazisë që të ndajnë pushtetet mes vete.

“LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, thuhet në njoftim.