Kolona në kufi, rreth tri orë pritje në Merdare
Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare pritjet janë 2 orë deri në 2 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova, transmeton Koha.net.
Në Muçibabë pritja është 1 orë e 10 minuta ndërkaq te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.
Situtatë e njëjtë nuk paraqitet edhe për hyrjet në Kosovë, ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.