Kryesore

Vendi ku dielli nuk lind për një muaj rresht

Murmansku është qyteti më i madh brenda rrethit arktik. Nga 2 dhjetori deri më 11 janar, dielli nuk duket në horizont, megjithatë, jeta aty vazhdon si normalisht.

Qyteti u themelua në vitin 1916 me emrin Romanov mbi Murman, kur Car Nikolla II kërkoi të ngrinte aty një port që do të lejonte marrjen e furnizimeve nga aleatët e Rusisë. Por pak muaj nga ky vendim i Carit, Revolucioni e largoi atë nga pushteti dhe qyteti u riemërua Murmansk.

Shumica e godinave aty datojnë nga epoka sovjetike, periudhë kur investimet në armatime dhe rinovimi bazës detare bënë që qyteti të arrinte pikun e tij, me gati gjysmë milionë banorë. Sot, sipas të dhënave të fundit numri i banorëve ka rënë nën 300 000.