LajmeShqipëri

Tërmeti/ Gjermania dhuron katër milionë euro për rindërtimin e shkollave

4 milionë euro do të dhurojë Gjermania në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin e shkollave dhe institucioneve publike që u dëmtuan nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasada gjermane si dhe ambasadori Peter Zingraf. Në njoftimin e publikuar në rrjete sociale thuhet se Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitetin e jetës së përditshme.

“Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”./Opinion.al/