FutbollSporti

Mikel Arteta edhe zyrtarisht trajner i Arsenalit

Ndihmës trajneri i deritanishëm i Manchester City-t, Mikel Arteta, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Arsenalit, klub në të cilin kaloi një pjesë të karrierës së tij si lojtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë. Doemos duhet të jemi në garë për trofe dhe kjo më është bërë me dije gjatë bisedimeve me njerëzit e klubit. Të gjithë e dimë se duhet punuar shumë që kjo të arrihet, por jam i bindur se do të kemi sukses. Jam shumë real dhe e di se kjo nuk do të ndodh brenda natës, por përbërja aktuale ka mjaft talentë dhe kemi lojtarë të rinj shumë të mirë që dalin nga akademia”, tha trajneri spanjoll 37-vjeçar për faqen e internetit të Arsenalit.

“Topçinjtë” bënë të ditur se Arteta ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë.