Zyrtari i BE’së: Serbet e dinin që Kosova do ti bashkohej sistemit rregullues energjetik të Shqipërisë
Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (KE) Janez Kopac tha se nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit Shqiptar (OST) për krijimin e Bllokut Rregullator të Sistemit të Energjisë Kosovë-Shqipëri, ishin në dijeni edhe sebët, dy javë më parë në Takimin Vjetor të Shoqatës së Operatorëve të Sistemit të Transmisionit Evropian (ENTSO-E) në Helsinki, në të cilin ishte edhe drejtoresha e EMS Jelena Matejic dhe ekipi i saj, që të gjithë e dinin çështjen e kontratës, transmeton Gazeta Metro.
“Unë e di se nënshkrimi i asaj kontrate ka kohë që planifikohej. Dy javë më parë në Takimin Vjetor të Shoqatës së Operatorëve të Sistemit të Transmisionit Evropian (ENTSO-E) në Helsinki, në të cilin ishte edhe drejtoresha e EMS Jelena Matejic dhe ekipi i saj, që të gjithë e dinin çështjen e kontratës. Dhe nuk mund ta imagjinoj se kjo nuk ka qenë e koordinuar, por këtë gjë duhet ta thonë autoritetet kompetente të ENTSO’së”, ka thënë një intervistë për Beta Kopac.
KOSTT dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit Shqiptar e bënë të ditur më 3 dhjetor të këtij viti se ata kanë nënshkruar një kontratë në Tiranë për krijimin e një blloku rregullues të sistemit energjetik Kosovë-Shqipëri, i cili është vendosur të hyjë në fuqi që nga 20 prilli i vitit 2020’të, ku me këtë Kosova do të jetë jasht zonën regullatore të EMS’së.
Kopac vlerësoi se një “operacion” i tillë dhe një marrëveshje nuk ka asnjë konotacion politik siç po pretendohet në Serbi.
“EMS vetë operon në bllokun rregullator me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut (blloku SMM). Është e njëjta gjë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë dhe Slloveninë. Lidhjet e tilla janë mjaft funksionale dhe kanë logjikën e optimizmit të burimeve rezervë.”, ka thënë Kopac.
Akumulimi i pafund i borxheve të papaguara
Ai theksoi se problemi mes Serbisë dhe Kosovës “ka disa aspekte sepse ka shumë çështje të hapura midis KOSTT dhe EMS, dhe më e rëndësishmja është që të ketë një akumulim të pafund të borxheve të pashlyera midis dy operatorëve”.
“Ka borxh për energjinë elektrike që KOSTT ka furnizuar falas për veriun e Kosovës për vite me radhë. Ekziston borxhi i KOSTT ndaj EMS për të balancuar sistemin që administron. EMS përdor një rrjet të operuar dhe mirëmbajtur nga KOSTT për ndarjen e kapaciteteve ndërkufitare (transmetimin), ku një pjesë e të ardhurave nga ajo duhej të shkonte në KOSTT “, shtoi Kopac.
EMS’ja sipas fjalëve të tij, u pajtua tre vjet më parë që të ardhurat nga transmetimi ndërkufitar i energjisë elektrike të ndahen në gjysmë me KOSTT, por nuk i ndanë.
Ndërsa sipas Kopac Komuniteti i Energjisë, ka filluar procedime kundërvajtëse kundër Serbisë për shkelje të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
“Është e pazgjithur qështja e borxhit që KOSTT duhet të paguajë për bankat për ndërtimin e 400 kilovat kabllove në Shqipëri, e cila nuk janë duke u përdorur, sepse EMS bllokon anëtarësimin e plotë të KOSTT në ENTSO-E dhe për këtë arsye KOSTT nuk mund të operojë vetëm në tregun ndërkombëtar.” tha ai.
Ai vuri në dukje se “ka borxhe të tjera të ndërsjella, por duket se ENTSO-E ka vendosur t’i japë fund kësaj”.
Ai tha se mund të jetë më e lehtë për të gjithë tani, edhe pse grumbulli i borxheve të ndërsjellë mbetet i pazgjidhur.
Ulja e frekuencës nën 50 Hz është një precedent në Evropë
“Problemi gjithashtu u bë ndërkombëtar sepse KOSTT, si operator për më shumë se një vit e gjysmë, nuk e mbajti frekuencën e kërkuar prej 50 herzit në rrjetin e transmisionit, dhe u iniciua nga fakti se energjia elektrike në veri të Kosovës nuk paguhet, por edhe nëse paguhet paratë nuk shkojnë në KOSTT ”, tha ndër të tjera në intervistën e tij.
Ai tha se shumë e rrymës që u shpenzua në veri të Kosovës e që mund të quhet “vjedhje” është aq e madhe, bile më e madhe se sa rryma që kanë hargjuar.
“Kjo rënie e frekuencës nën 50 Hz ishte sigurisht një precedent në Europë sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Çdo operator i bindet rregullave të frekuencës, vetëm KOSTT jo. Nga ana tjetër sipas principit KOSTT nuk është e detyruar t’i përmbahet rregullave të frekuencave sepse nuk operon si zonë e rregullatore, sepse EMS nuk i ka lejuar atë të bëhet anëtar i ENTSO-E.”, tha Kopac.
EMS mund të luajë një rol kryesor në integrimin e tregut rajonal
“Nga prilli i 2020’tës, KOSTT pritet të marrë përsipër zonën e Kosovës dhe operatorin shqiptar në KOSTT dhe bllokun OST. Kjo i jep mundësi EMS, me politikë të zgjuar, të marrë drejtimin në integrimin e tregut rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Të gjithë operatorët përfshirë OST dhe KOSTT me EMS në krye dikur mund të integrohen në një bllok rregullator të Ballkanit”, tha Kopac, duke shtuar se nga kjo do të përfitonin të gjithë, dhe integrimi i tregut rajonal është gjithashtu pika e anëtarësimit në Komunitetin e Energjisë.
I pyetur nëse ENTSO-E do të merrej me çështjen se kush e posedon rrjetin e transmisionit në Kosovë, Kopac tha se nuk ishte në kompetencën e tij dhe se KOSTT është një operator i certifikuar për shkak të faktit se ai operon atë rrjet.
“Ky është një fakt. Përpjekjet e Serbisë për të bllokuar hyrjen e Kosovës në ENTSO-E mund të kenë dashur të sigurojnë formimin e “Zajednicës” Të komunave Serbe në veri të Kosovës, por problemi teknik i frekuencës mbeti i pazgjidhur për shumë kohë dhe Serbia, në insistimin e saj, humbi disa mundësi të mira, për të zgjidhur problemin në nivelin e operatorit”, tha ai.
Ai shtoi se Serbia kështu mbeti vetëm në skenën ndërkombëtare, kështu që gjeti një mënyrë të dytë për të zgjidhur problemin që lidhet me ENTSO-E.
Anëtarët e ENTSO-E, siç thotë ai, kanë thënë se janë kompani teknike dhe nuk nuk duan të merren me problemet politike.
“Të gjitha problemet e tjera që lidhen me sektorin e energjisë midis Serbisë dhe Kosovës mbeten të pazgjidhura, por unë mendoj se do të jetë më lehtë tani me EMS. Shpresoj se do të jetë më e lehtë për KOSTT dhe OST shqiptare që do të marrin përgjegjësi për bllokun rregullator”, ka përfunduar Kopac.