Salihu: Pik kalimi kufitar Llojan-Miratoc, moment historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës!
Një moment historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas izolimit të shqipëtarëve gjatë viteve të ’90-ta dhe pas Luftës Çlirimtare të UÇPMB-së dhe UÇK-së, në Maqedoni më në fund po krijohen ura të reja lidhëse shqiptaro-shqiptare.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, gjithashtu për qarkullim ekonomik. Pas tentativave të spektrit politik shqipëtar pas viteve 2000 dhe punës intensive të pushtetit të tanishëm lokal, e veçanërisht nga viti 2017 e këtej, duke i qëndruar në gadishmëri dhe duke insistuar me kërkesa të njëpasnjëshme ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Jashtme si dhe OSBE-së, më në fund, po vjen dita që të bien barierat formale mes shqipëtarëve. Dobishmëria e hapjes së këtij kufiri përpos që do të jetë faktike ku do të eleminohen pritjet e gjata dhe kolonat, ajo do të krijojë efekt pozitiv në përafrimin mes vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni. Urime, ta gëzojmë së bashku!