Një polic kufitar malazias vritet nga një kosovar
Një polic malazias ka vdekur nga plagët e marra prej revoles së shkrepur nga një shtetas kosovar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin malazias Igallo, pasi që polici kufitar malazias ka ndaluar tre persona që me vete nuk kishin dokumente identifikimi, raporton gazeta Vijesti.
Sot rreth orës 14:45 në rrugën Sava Iliq në Igallo, gjatë arrestimit të tre personave që me vete nuk kishin dokumente identifikimi, njëri prej të arrestuarve ka shkrepur një plumb nga revolja në drejtim të zyrtarit policor M.L. Sulmuesit, dy burra dhe një grua, pas kësaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtimin e panjohur”, ka bërë të ditur policia.
Sipas raportimeve, pasdite vonë tre personat janë arrestuar, ndërsa policia dyshon se janë shtetas të Kosovës.
“Njëri prej tyre, gjatë privimit nga liria, burrë i moshës 45 vjeçe, ka nxjerrë revolen dhe e ka drejtuar nga zyrtarët policorë, duke bërë deklarime kërcënuese. Në atë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit gjatë të cilit sulmuesi është qëlluar nga ana e zyrtarëve policorë, dhe është paaftësuar, derisa dy personat tjerë, burri i moshës rreth 50 vjet dhe gruaja e moshës rreth 70 vjeç, po ashtu janë mposhtur”, ka bërë të ditur policia malazeze.
Aktualisht thuhet se është duke u bërë identifikimi i personave të arrestuar.