Ish-mesfushori i United: Zhgënjimi më i madh është Januzaj
Ish-mesfushori i Manchester United, Nicky Butt, e ka quajtur Adnan Januzajn si zhgënjimin më të madh, pasi, sipas tij, mesfushori me origjinë nga Kosova duhet të ishte bërë një yll i futbollit botëror.
“Për mua, zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj. Nuk kisha parë ndonjëherë lojtar aq të mirë që nga koha e Ryan Giggs. Ishte i pabesueshëm. Mendoj se duhet të bëhej yll i futbollit botëror”, tha Butt.
Ish-futbollisti anglez shtoi: “Sigurisht që ai vazhdon të luajë futboll (aktualisht te Real Sociedad). Jam i sigurt që është milioner dhe fle rehat natën pasi nuk ka probleme financiare, por duhet të ishte superyll sot”.