A është arritur marrëveshja LDK – VV? Çfarë po diskutohet ende në takim
Derisa po vazhdon ende takimi Kurti – Mustafa, mediat kanë marrë vesh me burime brenda LDK-së se në parim është arritur marrëveshja e cila do të konfirmohet sot.
“Po, janë marrë vesh, do të konfirmohet sonte, ka edhe detaje të cilat po diskutohet dhe negociohen ende, për këtë arsye po vazhdon takimi”, ka thënë ky burim për lajmi.net.
Në anën tjetër kur kanë kaluar tani 2 orë prej fillimit të takimit, vlen të theksohet se sipas burimeve të lajmi.net ka përfunduar edhe marrëveshja për ndarje të ministrive.
Ky burim për lajmi.net nuk ka zbuluar nëse pjesë e marrëveshjes është edhe posti i presidentit, por ka konfirmuar se marrëveshja do të bëhet publike shumë shpejtë.
Sipas raportimeve, ministritë mes partive janë ndarë 50 – 50, ndërsa 2 ministri do t’iu takojnë minoriteteve – e komplet qeveria do t’i ketë vetëm 12 ministri.