FutbollSporti

Valencia e Chelsea kalojnë grupet në “Champions”, Ajaxi shkon në Ligën e Evropës

Valencia dhe Chelsea kanë zënë dy pozitat e para të Grupit H në Ligën e Kampionëve duke kaluar fazën e grupeve për të arritur fazën e eliminimit direkt.

Valencia mposhti Ajaxin në xhiron e fundit 1 me 0 si mysafire për ta eliminuar nga gara ku sezonin e shkuar ishte gjysmëfinalist. Rodrigo shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Në takimin tjetër të grupit, Chelsea mposhti Lillen 2 me 1 për të vazhduar tutje. Golat u realizuan nga Abrahami dhe Azpilicueta. Te francezët shënoi Remy.

Valencia e Chelsea kalojnë grupin me nga 11 pikë të tubuara. Ajaxi si i treti mbyll grupin me dhjetë pikë dhe do të vazhdojë në Ligën e Evropës. Lille eliminohet nga garat evropiane me vetëm një pikë të tubuar.