LajmeTë fundit

Gjendet i pajetë shqiptari në qelinë e burgut në Greqi

Mediat greke raportojnë se një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Agias në Hania të Greqisë. Me dijë është bërë se shqiptari është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Po ashtu sipas mediave greke ne trupin e tij nuk ka shenja dhune, por se cili ka qenë shkaku që ka ndërruar jetë nuk bëhet i ditur.

Raportohet edhe se trupin e tij të pajetë e kanë transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Policia greke po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngajrjeje të rëndë. Ndërkohë identiteti i i shqiptarit dhe se përse ishte dënuar nuk është bërë i ditur.