Lajme

Vjosa Osmani i përgjigjet akuzave të Glauk Konjufcës: Mos dil në publik t’i flasësh mospajtimet që i kemi

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur akuzave të homologut të saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas deklaratave të tij lidhur me pozitat që ka kërkuar partia e Osmanit.

Osmani ka thënë se kushdo që din pak në punën e negociatave, duhet ta dijë që mospajtimet mes partive nuk përhapen në opinion.

Ajo ka përmendur disa intervista ku disa zyrtarë të VV’së, kanë dalur në intervista duke i shpalosur dallimet mes këtyre dyjave.

“Kushdo që i dinë ‘abc’ e negociatave, e din që nuk i qet mos pajtimet jashtë në publik. Nëse je i interesuar për marrëveshje, duhet fokusuar në ato që na bashkojnë. Pavarësisht kush flet, nëse përpiqemi të arrijmë marrëveshje dhe natën tregojmë dallimet, kjo është kundër parimeve themelore të negociatave, kështu kontribuohet në prishje. Nëse dalim e shajmë njëri tjetrin, të ulemi dhe atë energji ta shndrrojmë në kreativitet. Ka pasur intervista të caktuara të VV ku janë fokusuar në dallime, e kjo nuk ndodh askund në botë, pasi jemi ende në negociata”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq Metro ka raportuar gjatë këtyre ditëve sa kanë ndodhur diskutimet në mes VV’së dhe LDK’së, se kushti kryesor i kësaj të fundit për partinë e Kurtit është pozita e presidentit, pozitë kjo tash për tash e ka bllokuar arritjen e një marrëveshje.