PRO DHE KUNDËR MINARES NË ZVICËR!
Dy personazhet kryesore ne Zvicer qe e luftuan njeri tjetrin politikisht, sot ulen ne nje vend te perbashket, pra ne xhamine Wil.
Lukas Reiman, politikan (SVP) nga qyteti Wil, iniciatore i ndalimit te minares, dhe Bekim Alimi, imami xhamise Wil, kundershtari me i rrjept politikisht, i personit te lartpermendur.
Edhe pse z. Reimann e kishte luftuar minaren, por jo xhamine, dhe ai shprehet se eshte i lumtur qe muslimanet kane nje vend te bukur si ky ku i plotesojne ritualet e tyre fetare.
Ne hyrje, z. Alimi, e pershendet gazetarin dhe habitet me prezencen e Reimann ne xhami. I thot, me sa me duket, ti ke premtuar se nuk do hysh ne xhami kurri?, por mirese vish!.
Minarja nuk eshte kusht per praktikimin e fese, thot Reimann, kurse xhamia po, prandaj ne nuk e kemi luftuar xhamine.
Z. Alim i pergjigjet, se nese keni sjellur nje ligj per ndalim, ju bejme me dije se temat e diskursit politik teasaj kohe, edhe sot jane aktuale, pra, nese keni ndalur diçka, keni ndaluar veq nje cope ndertese vertikale, asnje problem tjeter social nuk eshte zgjidhur permes ketij ndalimi.
Vazhdojne te shijojne kafen e xhamise, jo vetem Reimann dhe Alimi, por edhe gazetari dhe shume e shume njerez te tjere ne xhami.