Presheva qyteti me moshën mesatare më te re në Serbi
Vendet me moshën mesatare më të vjetër në Serbi, mosha e të cilave është 49 vjeç e sipër,janë komunat e Crna Trava, Gadžin Han, Rekovac, Svrljig, Ražanj dhe Babusnica, ndërsa si demografikisht më i vogël qëndron komuna e Preshevës, me moshën mesatare me të re në Serbi, popullsia e të cilit mesatarisht është 32.1 vjeç.
Deri në vitin 2060, sipas parashikimeve të agjencisë evropiane statistikore Eurostat, Serbia do të ketë 21 përqind të popullsisë më pak se në vitin 2015.
Ajo renditet ndër vendet evropiane me rënien më të lartë të pritur në numrin e banorëve, tha grupi mbi ndryshimet demografike në Serbi, sipas National Geographic
“Të dhënat e fundit në dispozicion nga 2017 tregojnë se tendenca e një procesi të fortë dhe të vazhdueshëm të plakjes demografike në Serbi vazhdon. Mosha mesatare në Serbi në vitin 2017 ishte 43 vjeç, dhe pjesa e popullsisë me moshë mbi 65 vjeç arriti në 19.6 për qind “, tha përfaqësuesi i Institutit të Republikës për statistika Liljana Sekulic..