Bebe udhëton drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
Përmes disa videove në rrjete sociale këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar se së shpejti do të jetë në Shqipëri.
Ashtu siç premtoi edhe më herët Bebe do të vijë së bashku me një vlerë monetare që do të shkojë për të prekurit e tërmetit të datës 26 Nëntor.
Përmes videove të fundit ajo është shprehur se në pak orë do të nisej për në Shqipëri së bashku me të atin. Bebe shpreson që paratë që ka mundur të mbledhë të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme, ndoshta për ndërtimin e një ose dy banesave të reja.
Gjithashtu ajo tregoi dy valixhe të mbushura me ëmbëlsira të cilat do ja shpërndajë disa prej fëmijëve që do të takoj në zonat e prekura nga tërmeti.
Këngëtarja shpreson që të ndërgjegjësojë sa më shumë mediat e huaja për situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe në këtë mënyrë të shtohen edhe më tepër ndihmat për të prekurit nga tërmeti./Opinion.al/