Bujanoc/ Strehohet familja e parë nga Shqipëria e prekur nga tërmeti
Në Bujanoc te familja Mefail Limani strehohet një famije 4 antarëshe nga qyteti i Vorës në Shqipëri e cila është prekur nga tërmeti .
Këtë familje sot e vizitoi kryesia e Këshillit të Bashkësisë islame të Bujanocit me në krye Sulejman Fejzullahu dhe stafin e KBI-së.
Kësaj familje Këshilli i Bashkësisë islame në Bujanoc i dhuroi 500 Euro ndihmë, për ti përballuar sa për fillim akomodimit të familja e Mefail Limanit.
Inshaallah sa më shpejt tejkalohet kjo gjendje në Shqipëri dhe të gjithë vendosen në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Njofton shërbimi për informim i KBI-Bujanoc.