BotaTë fundit

Momenti kur policia vret me armë zjarri sulmuesin e dyshuar në Londër

Policia e Londrës qëlloi për vdekje një person në urën e kryeqytetit britanik, pasi një incidenti që ndodhi sot, ku mbetën të plagosur së paku 5 persona.

Kliko në link për të parë videon:

https://youtu.be/GzBFK_EXE9U
Mediat britanike raportojnë se ngjarja po trajtohet si një akt terrorist. Ngjarja e rëndë ndodh rreth orës 2 të ditës së sotme, ndërsa në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur policia qëllon për vdekje agresorin.

Pasi e kapën, policët britanikë u bënë thirrje njerëz përreth që të largohen dhe më pas e qëlluan për vdekje me armë zjarri në mes të Londrës.

Policia britanike tha se 5 njerëz janë plagosur dhe se një person është arrestuar, pas një sulmi me thikë pranë urës së Londrës.