Edhe heronjtë qajnë…fotoja e ushtarit me flamurin shqiptar në krah prek zemrat
Kërkimet vijojnë…mendja dhe zemra është tek trupat që gjendjen nën rrënoja, por kjo foto e ushtarit hero teksa derdh lot për disa minuta na bën të harrojmë trishtim e tërmetit dhe të mbush me dashuri.
Në ditë krejtësisht të zakonshme, ushtria nënvlerësohet, gati-gati shihet e panevojshme ekzistenca e tyre duke qenë se jetojmë në një kohë paqeje. Por në momente të vështira, fatkeqësive natyrore ato janë gjithmonë aty.
Mbi atë uniformë, vishen rrobat e një heroi, heroi të heshtur që në ditë të mira nënvlerësohet.