LajmeTë fundit

Vuçiq: Kurti tingëllon sikur do që të bëhet udhëheqës i Shqipërisë së Madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për mediumin gjerman Der Spiegel ka thënë se Mini Schengeni Ballkanik, është “projekti më i mirë që ka ndodhur në 30 vjetët e fundit në rajon”.

Kur është pyetur se a do të bëhet Kosova pjesë e këtij Mini Schengeni, Vuçiq u përgjigj – “Kosovarët s’dinë çfarë duan”.

“Albin Kurti ka të ngjarë se është udhëheqësi i tyre i radhës, kjo tingëllon sikur dëshiron të bëhet udhëheqës i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne s’e shohim të tillë”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.

Vuçiq ndër tjera tha se “do ta mbajë të hapur mundësinë për kompromis me Kosovën”.