Nadër Sadiku zgjidhet drejtor i Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë
Këshilli i profesorëve i cili përbëhet prej 103 të punësuarve të Gjimnazit “Skënderbeu” ka mbajtur mbledhjen në të cilën është votuar për drejtorin e ardhshëm të këtij institucioni.
Në konkursin e shpallur nga Gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë kishin konkuruar dy kandidat për drejtor z.Sinan Fetahu dhe z.Nadër Sadiku.
Nga gjithsej 103 votave Nadër Sadiku ka marrur 85, ku nëntë vota ka qenë të pavlefshme.